Flash News

KRYESORE

Ronaldo, na vjen keq! Një parisien po vjen për të të thyer rekordet

Ronaldo, na vjen keq! Një parisien po vjen për të të thyer

22 gola, 22 përfshirje në gola. Ky është Kylian Mbappe, njëri nga lojtarët më premtues në futbollin botëror. Sulmuesi i PSG-së mund të konsiderohet që tani një mëtues i mëtejshëm i "Topit të Artë", sepse shifrat e tij na mësojnë për ta menduar këtë.

20-vjeçari bëri një sezon të shkëlqyer sezonin e kaluar dhe statistikat e tij janë fantastike. Në Ligue 1 Mbappe luajti 29 ndeshje, shënoi 33 gola dhe asistoi 9 herë. Në Champions League ai luajti 8 ndeshje, shënoi 4 herë dhe asitoi plot 5 herë për shokët e skuadrës.

Dihet me kohë se Champions League është kompeticioni ku Cristiano Ronaldo paraqitet më mirë dhe zotëron shumicën e rekordeve, por Mbappe me shumë gjasa do e parakalojë portugezin.

Francezi në 22 sfidat e fundit në Champions është përfshirë në 22 gola (14 gola, 8 asiste). Mosha e tij është arsyeja numër 1 pse të gjithë besojnë se rekordet e Ronaldos do të thyhen shumë shpejt. Ky djalë vlen sa ari.

Të fundit