Flash News

KRYESORE

Ronaldo një monstër, 3 rekordet që theu me golin në Champions

Ronaldo një monstër, 3 rekordet që theu me golin në

Cristiano Ronaldo nuk ishte në ditën e tij më të mirë në fitoren e Juventusit ndaj Bayer Leverkusenit me rezultatin 3-0, por sërish arriti të dërgonte topin në rrjetë. Portugezi shënoi golin e 3-të, një rrjetë me shumë vlerë për të në aspektin personal, pasi theu 3 rekorde.

Ai është i vetmi futbollist që ka realizuar në 14 edicione të ndryshme të Champions League, thellon avantazhin e më shumë golave në Champions, 127 të tillë.

Barazon rekordin e Raul, pasi tani i ka shënuar 33 skuadrave të ndryshme në Champions, ndërsa kalon Iker Casillasin me 102 fitore në Champions. Ronaldo shumë shpejt do të mbushë 35 vjeç, por rekordet e tij janë fantastike dhe vazhdon të thyejë më shumë. Mos harroni, ditën e djeshme realizoi golin e tij të 698 në karrierë.

Të fundit