Flash News

KRYESORE

Ronaldo te Juventus, Mourinho: Tani të gjithë do shohin “Serie A”

Ronaldo te Juventus, Mourinho: Tani të gjithë do shohin “Serie

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, i cili dikur ka qenë edhe tekniku i Realit  nuk ka lënë pa komentuar kalimin e bujshëm të Ronlados te Juventusi.

Veç të tjerash ai ka theksuar se tani që erdhi Ronaldo në Itali, të gjithë do të shohin Serinë A.

“Tani do të shohin të gjithë kampionatin italian për shkak të Ronaldo-s, ‘Premier League’ për shkak të konkurrencës së madhe dhe ‘La Liga-n’ prej Messit. ‘Serie A’ është kthyer në një nga kompeticionet më të rëndësishëm në botë, kështu ndryshojnë gjërat në futboll”, është shprehur tekniku portugez.

Ndërkohë ai ka përgëzuar edhe Juven për këtë blerje,  të cilën e ka konsideruar të kompletuar.

“Ardhja e Ronaldo-s do të ndryshojë motivimin, emocionet dhe ekspozimin. Për këtë sezon, uroj Juventusin për këtë goditje. Është një transferim i kompletuar”, ka thënë ai.

Të fundit