Flash News

KRYESORE

Ronaldo tek Juventus, Cuadrado heq dorë nga numri 7 për portugezin

Ronaldo tek Juventus, Cuadrado heq dorë nga numri 7 për portugezin

Futbollisti i Juventusit, Juan Cuadrado, i ka uruar mirëseardhjen Cristiano Ronaldos tek bardhezinjtë me një mënyrë shumë të veçantë dhe domethënëse.

Duke qenë se portugezi ka mbajtur gjithmonë numrin 7 në fanellën e tij, Cuadrado ka vendosur që këtë numër të cilin te Juve e mbante ai, t’ia japë Cristianos.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram” ku ai shfaqet duke mbajtur fanellën e Ronaldos, Juan ka dhënë edhe një mesazh, ku thekson se është më bukur të japësh se të marrësh.

“Është më bukur të dhurosh sesa të marrësh. Mirëserdhe në aventurën tonë Cristiano”, ka shkruar futbollisti bashkangjitur fotos së publikuar.

https://www.instagram.com/p/BlGYvuLF_sA/?hl=en&taken-by=cuadrado

Të fundit