Flash News

KRYESORE

Ronaldo vazhdon të investojë nën markën "CR7", ndërton hotelin e tij të gjashtë

Ronaldo vazhdon të investojë nën markën "CR7",

Futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo, së fundmi ka investuar në ndërtimin e një hoteli tjetër nën brendin "CR7", duke numëruar bashkë me këtë të fundit hotelin e tij të 6-të.

Lajmin e ka bërë të ditur grupi i hoteleve "Pestana" , ku në bashkëpunim me këtë kompani , portugezi ka zgjedhur qytetin e Parisit për investimin e tij të radhës.

Sipas njoftimit të bërë nga "Pestana", hoteli do të jetë me 4 yje dhe do të ketë 210 dhoma dhe përurimi i tij është parashikuar të bëhet në vitin 2021.

Bëhet fjalë për një investim prej 60 milionë eurosh dhe si të gjitha hotelet e ndërtuara deri më tani, investimi do të jetë 50 me 50, pra gjysmën e investimit do ta bëjë 5 herë fituesi i ‘Topit të Artë’ dhe pjesën tjetër grupi "Pestana".

Kujtojmë se Ronaldo ka një hotel në Lisbonë, një në Madeira, në Madrid, Nju Jork dhe Marakesh.

Të fundit