Flash News

KRYESORE

Ronela Hajati e revoltuar me mediat: Do iki nga ky vend se nuk më keni përkrahur

Këngëtarja Ronela Hajati ka publikuar projektin e saj të fundit “Maje men”, i cili është pritur mirë nga publiku por sa duket, këngëtarja nuk ka marrë mbështetjen që ka dashur nga ana e mediave. Në disa postime në Instastory, këngëtarja ka thënë se nëse do të largohet nga Shqipëria, do e bëjë sepse nuk ka marrë atë që ka merituar.

“Përshëndetje, dua të them diçka, fokusohuni.

Nëse iki ndonjëherë nga ky vend, nuk do të ndodhë kurrë sepse mendoj që jam këngëtarja më e mirë dhe kështu do të jem dhe jashtë. Nuk mund ta mendoj këtë gjë sepse nuk e ndjej.

Nëse iki, do të iki sepse kurrë nuk kam marrë atë që kam merituar. KURRË!

E gjithë ajo më bëri të fortë për të vazhduar në këtë dreq industrie të muzikës shqiptare, janë njerëzit që më dëgjojnë dhe vijojnë të më dëgjojnë.

Televizionet, radiot, asnjëherë nuk më kanë kushtuar vëmendje siç kanë bërë me artistët që kanë fuqi të madhe, rëndësi të madhe dhe familje të pasur. Kurrë.

Nuk kemi të drejta këtu, asgjë, artistët e rinj që punojnë për të tjerët dhe artistët budallenj që mendojnë se janë më të mirët.

Përse duhet ta mbyll gojën kur po investoj të gjithë fuqinë, shpirtin dashurinë dhe talentin me lekët e mia?

As i dashuri as mami as babi s’më kanë dhënë një qindarkë, kështu që përse duhet ta mbyll gojën”, shkruan këngëtarja?”, ka shkruar këngëtarja.

Të fundit