Flash News

KRYESORE

Ronela Hajati ironi me kolegët: Çfarë është Rihanna përpara nesh thuaj

Nuk dihet se kujt i drejtohet, por këngëtarja Ronela Hajati shprehet e irrituar nga blerja e klikimeve që bëjnë kolegët e saj.

Këngëtarja ironizon kolegët nëpërmjet një statusi në InstaStory teksa shkruan, “A ju del llogaria me këto klikimet që blini? Kot po pyes, se mua nuk më del. 4 milion në ditë as Rihanna nuk i bën more vëllezër e motra, apo çfarë është Rihanna përpara nesh thuaj…”.

Kujtojmë që pak ditë më parë Ronela Hajati solli këngën e saj më të re “Do ta luj”, një material ndryshe nga të tjerët por shumë ritmik dhe i përshtatshëm për stinën e verës.

Megjithatë, siç kuptohet dhe nga komenti i Ronelës, disa nga kolegë të saj kanë marrë më shumë klikime që sipas këngëtares janë të blera.

Të fundit