Flash News

KRYESORE

Ronela Hajati për karrierën jashtë Shqipërisë: Nuk dua të fluturoj me presh, Era pati fat

Ronela Hajati për karrierën jashtë Shqipërisë: Nuk dua

Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, së fundmi ka publikuar klipin e saj më të ri, të prodhuar nga labeli ‘Redbox’, i njëjti që kompozoi edhe “Bon Bon” të Era Istrefit.

Duke marrë shkas nga ky fakt, Ronela është pyetur në emisionin “Thumb”, nëse synon të bëjë karrierë jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë, këngëtarja është përgjigjur duke bërë të qartë se nuk e ka një synim të tillë, dhe se Era Istrefi përveç talentit pati edhe fat që u bë e njohur ndërkombëtarisht.

“Era pati edhe fat përveç talentit. Unë nuk kam dëshirë të fluturoj me presh. Të gjithë atyre që po u ecën jashtë unë u uroj vetëm fat. Nëse dikush vjen edhe më thotë për të bërë një këngë ose nëse do kem kontakte, është eufori e madhe pavarësisht 1 milion komenteve që do të shoqërojnë . Unë në Amerikë nuk besoj se do tentoja”, është shprehur Ronela.

Të fundit