Flash News

KRYESORE

Roth pas takimit me Ramën: Duhet bërë shumë më tepër, por mund të mbështeteni tek ne

Roth pas takimit me Ramën: Duhet bërë shumë më

Ministri i shtetit për Çështje Europiane në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth vlerëson reformat e qeverisë shqiptare.

Gjatë vizitës që zhvilloi në Shqipëri, ministri gjerman zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në ‘Twitter’, ai u shpreh se qeveria ka bërë shumë përsa i përket reformave në Shqipëri ndërsa shprehu mbështetjen e Gjermanisë.

“Takim me të vërtetë i mirë me kryeministrin Edi Rama. Përpjekjet e reformave të vazhdueshme të qeverisë po ecin shumë mirë dhe i mirëprita ato. Duhet bërë shumë më tepër. Le të vazhdojmë. Ju mund të mbështeteni tek ne!”, është shprehur Michael Roth.

Të fundit