Flash News

KRYESORE

Rovena Stefës s’i del inati me Elhaida Danin: Ndoshta do vijë prap të më puthë...hipokrizi

Rovena Stefës s’i del inati me Elhaida Danin: Ndoshta do vijë

Këngëtares Rovena Stefa siç duket akoma s’i ka dalë inati me Elhaida Danin, e cila i dha 0 pikë në 'Kënga Magjike' ndonëse i kishte thënë se i pëlqente shumë kënga.

E ftuar në “Thumb”, Rovena Stefa u shpreh, "Ndoshta do të takohemi përsëri kur ajo të mbarojë ato shoë-t shumë të famshme jashtë, ndoshta do të vijë prapë në ndonjë festival këtu dhe të vijë të më puthë prapë përpara dhe të më thotë sa bukur kë kënduar dhe të më vlerësojë prapë 0”.

Rovena tregon se ç’i tha Elhaida në kafe për këngën.

 “’Ua sa bukur ke kënduar, sa bukur performanca, ishte e jashtëzakonshme', më tha e më përqafoi. Vetëm kur pashë që më vlerësoi 0 pikë. Uau thashë, hipokrizi e bukur", tregoi këngëtarja.

Të fundit