Flash News

KRYESORE

Roza Anagnosti i bashkohet protestës: Teatri më duket edhe më i bukur me vjetërsinë e tij

Roza Anagnosti i bashkohet protestës: Teatri më duket edhe më i

Aktorja Roza Anagnosti i është bashkuar protestës kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Ajo tha se ndodhej në protestë sepse i qëndron idesë se teatri mund të rikonstruktohet. Roza Anagnosti tha se nuk ka qenë asnjëherë me asnjë parti por është shtyrë gjithmonë nga ndjenja e saj dhe përgjegjësia e profesionit.

“Arsyeja pse jam këtu është se i qëndron rikonstruksionit të teatrit. vendi ka nevojë për një teatër klasik. Nuk kam qenë asnjëherë me asnjë parti. Nuk jam e shtirë nga askurrkush vetëm nga ndjenja ime dhe përgjegjësia e profesionit tim. këtuu është kultura, është historia, është emocioni, është shpirti njerëzor. Kam 50 vjet që interpretoj në këtë skenë”, tha Anganosti.

Për godinën e Teatrit Kombëtar, Anagnosti u shpreh se i duket edhe më i bukur me vjetërsinë e tij.

“Atë ditë që u bë votimi në parlament janë dëshpëruar jashtë mase.  Kjo është përgjegjësi qytetare, kjo është identitet. Sa herë vij më duket edhe më i bukur me vjetërsinë e tij. Këtu janë bërë kryevepra të autorëve botëror”, u shpreh Roza Anagnosti.

Të fundit