Flash News

KRYESORE

Roza Anagnosti ngjitet në ‘skenë’ për të mbrojtur Teatrin: T’ju them që do prishet do ishte mëkat i madh për mua

Roza Anagnosti ngjitet në ‘skenë’ për të

Kundër shembjes së Teatrit Kombëtar është shprehur edhe aktorja e mirënjohur Roza Anagnosti. Ajo ishte në protestën e thirrur pasditen e sotme ku të pranishëm ishin jo vetëm artistë por edhe qytetarët.

Anagnosti është ngjitur në skenën e improvizuar ku është shprehur se Teatri Kombëtar është jeta jonë dhe se do ishte mëkat i madh nëse do prishej.

“Kam ardhur për t’ju mbështetur sepse këtu është jeta jonë. T’ju them që do prishet do ishte mëkat i madh për mua.

Ne duam sinqeritet, mirëkuptim dhe të bëhet më e mira”, u shpreh Anagnosti teksa përmendi edhe emrat e disa prej aktoreve që siç u shpreh ajo “kanë luftuar për këtë teatër, por nuk janë përmendur”.

Të fundit