Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Roza Lati: Dëmshpërblimin prej 40 mijë eurosh do t’ia jap në kastravecë
Plot 90 mijë euro është shuma që pronari i një dyqani kafshësh në Tiranë u kërkon prezantueses Roza Lati dhe këngëtares Iva Aliko si dëmshpërblim për prishje imazhi. Dy vajzat kanë publikuar në rrjetet sociale një seri statusesh, nëpërmjet të cilave denonconin mënyrën e tmerrshme, që sipas tyre trajtoheshin kafshët shtëpiake që shiteshin në këtë dyqan. Foto e video, të kafshëve të sëmura, ambienteve me mungesë higjiene apo ushqimesh të skaduara, janë vetëm disa nga e gjithë panorama e publikimeve të dy vajzave, të cilat e përfunduan këtë “fushatë” kundër keqtrajtimit të kafshëve me një denoncim kundër pronarit të dyqanit të kafshëve. Në fakt, ishte Iva Aliko ajo që ka bërë një padi zyrtare fillimisht, pasi në këtë dyqan kishte blerë një qen, bartës i një sëmundjeje që i mori edhe jetën. Aliko e kishte blerë qenin e saj për 1700 euro, ndërsa sipas saj, në të vërtetë çmimin e kishte vetëm 350 euro. Këngëtarja e ka denoncuar për kanosje pronarin e dyqanit dhe bashkëshorten e tij, që siç duket kanë kërcënuar Iva Alikon.
Megjithatë, Roza Lati është po aq e përfshirë në këtë histori. E kontaktuar nga “VIP Pages”, Roza rrëfen se në dyqanin e kafshëve në fjalë ka blerë një mace kohë më parë, e cila ishte e infektuar me HIV-in e maceve. “Masha ishte e sëmurë nga HIV-i i maceve, sëmundje që macet e marrin vetëm kur janë ende kotele dhe të pavaksinuara”, – shprehet Roza. Ajo tregon se ndaj personit në fjalë janë ngritur një sërë denoncimesh nga njerëz të ndryshëm, që sipas prezantueses “janë mashtruar” nga ai. “Ka shumë denoncime dhe dëshmi kundër tij. Iva e denoncoi dhe menjëherë pas saj shkoi edhe një grua që kishte pasur të njëjtin problem. Janë mjekët e kafshëve, të cilët kanë trajtuar kafshët e sëmura që janë blerë tek ai. Është gjithashtu edhe Anaid Kaloti, ish-fitues i ‘Big Brother’ që bleu një qen, i cili rezultoi që nuk ishte i racës që ai kishte kërkuar”, – shprehet Roza Lati për “GSH”. E pyetur nëse i trembet padisë, Roza tregon se u qëndron sërish atyre që ka thënë më herët, pasi sipas saj janë të vërteta. “Unë nuk kam shpifur, kam prova për gjithçka që kam thënë.
E keqja është se ne i kemi publikuar të gjitha fotot e videot dhe ai ka marrë masat. Kafshët ishin të pavaksinuara, jetonin në kushte të mjerueshme dhe ushqimi që shitej aty ishte i vitit 2004. Ai e ka pastruar dyqanin dhe i ka hequr të gjitha tani”, – shprehet prezantuesja, por gjithsesi e bindur se filmimet që ka publikuar vërtetojnë gjithçka që ka thënë më herët. “Mua nuk më ka ardhur asnjë denoncim, asnjë njoftim nga organet e akuzës për padi ndaj meje. Megjithatë ai njeri e ka dërguar padinë me postë, sepse ka aq shumë denoncime kundër tij që duhet të përgjigjet, saqë nuk mund të shkojë personalisht”, – pohon ajo. Por, çfarë do të ndodhë nëse Roza detyrohet të paguajë 40 mijë euro, shuma që ka kërkuar si dëmshpërblim pronari i dyqanit të kafshëve? Prezantuesja e “Hangover” përgjigjet: “Kur Erion Veliaj i dërgoi gjobën Lul Bashës dhe i kërkonte të paguante 163 mijë euro, ai i tha: ‘Do ta paguaj me kastravecë’. Kështu do ta paguaj edhe unë Tanin. Besoj se e morët përgjigjen”. “Ai është duke shpifur për ne, por meqë ka marrë kafshë të reja në dyqan, do të pastrojë imazhin duke na denoncuar, që njerëzit të besojnë se ne kemi shpifur”, – përfundon Roza Lati, teksa thekson se kafshët mbrohen me ligj.
Prezantuesja e njohur shquhet për dashurinë e veçantë ndaj kafshëve dhe mendon që të hapë edhe një shoqatë për mbrojtjen e tyre, apo përfshirjen në iniciativa të ndryshme me këtë qëllim. Megjithatë, përpara kësaj Roza rrëfehet se është e impenjuar në një projekt që synon të ndihmojë fëmijët jetimë. “Kam marrë shumë gjëra përsipër në këtë organizimin për fëmijët jetimë. Do bëhet edhe një koncert për këtë më 20 maj. Pastaj më vonë mund të formoj edhe një shoqatë për mbrojtjen e kafshëve. Të gjithë e dinë që unë i dua shumë dhe duhet t’i mbrojmë nga keqtrajtuesit”, – thotë Roza Lati./Gsh.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38