Flash News

KRYESORE

Roza Lati kujton babain, i përgjigjet vëllai: Ti nuk je vetëm, do të të përcjell unë në altar

Moderatorja e emisionit “Why Not”, Roza Lati, mbrëmjen e djeshme ka shprehur mungesën e të atit nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ku nuk ka munguar edhe reagimi i të vëllait i cili i ka dalë në krah.

Roza postoi një foto ku dukej një vajzë e veshur nuse dhe babai që do ta shoqëronte për në altar.

Ndërkohë, vëllai i saj Eri i është përgjigjur në ‘inbox’, duke i thënë se s’ka pse mërzitet pasi ai do t'i gjendet gjithmonë pranë dhe do ta shoqërojë edhe në ditën e dasmës.

 “Shpirti vllait mos u mërzit. Pavarësisht të kaluarës, dije që duke hapur derën ndoshta s’do jetë babi, por do jem unë. Do të përcjell unë te ai që do zgjedhësh. Ti nuk je vetëm. As nuk ke qenë dhe as nuk do jesh”, ka shkruar Eri Lati për moderatoren.

“Të dua shumë”, ka shkruar Roza për të vëllanë.

Të fundit