Flash News

KRYESORE

Roza Lati me fustan nusërie: S’do më shihni më kështu

Moderatorja e njohur Roza Lati, së fundmi është shfaqur në rrjetet sociale e veshur me një fustan të bardhë nusërie, ku po realizon një set fotografik.

Nëpërmjet një videoje në ‘Instastory’, moderatorja ka ndarë me pubikun momente nga ambienti ku po realizon fotografitë.

Në një moment të videos, Roza shprehet duke qeshur se nuk do ta shohim më të veshur nuse me fustan të bardhë.

“Më shihni mirë kështu se nuk keni për të më parë më, apo thua ta provoj, por herën tjetër prej vërteti”, ka thënë ajo.

Kujtojmë që Roza Lati, pak më parë ka shprehur se nuk do të donte të bënte dasmë, por do preferonte që paratë e dasmës t’i shpenzonte për pushime.

Të fundit