Flash News

KRYESORE

Rradhët kilometrike në Kakavijë, 'zgjohet' Gent Cakaj; bisedë telefonike me homologun grek: Po diskutojmë për të lehtësuar situatën

Rradhët kilometrike në Kakavijë, 'zgjohet' Gent Cakaj;

Ka reaguar më në fund Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, referuar situatës së tensionuar në Kakavijë, ku qytetarë të shumtë në pritje të kalimit të kufirit qëndronin në kushte të vështira të vapës së madhe, mungesës së higjienës dhe ujit të pijshëm.

Cakaj shprehet se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm të Greqisë, Varvitsiotis për të diskutuar për lehtësimin e kalimit kufitar në Kakavijë.

"Duke respektuar të gjitha masat dhe forcimin e grupeve që punojnë në kufi, ne jemi duke ndjekur vazhdimisht situatën për të lehtësuar ngarkesën në kufi", shprehet ai.

Kujtojmë se, Ministria e Jashtme më herët se tha se është në bisedime për të zgjatur orarin e punës në pikat kufitare, në mënyrë që qytetarët të mund të kalojnë edhe në orë e vona të natës.

Të fundit