Flash News

KRYESORE

Rrahën Feron, flasin dhunesit e reperit: Donim të vërtetonim a është ai ‘Gang-Gang’ i vërtetë

Rrahën Feron, flasin dhunesit e reperit: Donim të vërtetonim a

Personat që kanë rrahur reperin kosovar, Fero Fera kanë folur për herë të parë publikisht. Ata, pak para arrestimit nga policia kanë treguar arsyet se pse qëlluan mbi autorin e hitit 'Gang-Gang.

“Ngjarja ndodhi që njerëzit të marrin vesh që jeta në muzik dhe jeta në realitet nuk është njësoj. Personalisht ne e kemi rrahur. Ka bërë shumë provokime, 3-4 herë nëpërmjet rrjeteve sociale. Ne nuk bëjmë provokime në rrjete sociale, cfarë nxjerrim në muzik i kemi të gjitha të vërteta. Jemi takuar rastësisht te vendi i ngjarjes. Nuk kemi qenë as 6 veta as 10 veta, nuk kemi nxjerr hekura, asgjë. Dy veta kemi qenë që i kemi gjuajtur, vetëm ne të dy”, u shprehën dyshja.

Ata u pyetën nëse më parë kanë patur probleme me Feron dhe përgjigjia e tyre ishte kështu: “Ai e di shumë mirë, para dy vitesh në Ulqin. I kujtohet, nuk e harron lehtë fytyrën time ai. Nuk është hera e parë që ai ngacmohet me ne dhe ne i treguam vendin. Donim të vërtetonim a është ai ‘Gang-Gang’ i vërtetë", deklaruan ata për emisionin 'Elite Show'.

Të fundit