All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Rrahja “live” në TV e deputetëve të Kosovës, reagime të shumta, ministrja Hoxha: Rrugaçë!

Rrahja “live” në TV e deputetëve të Kosovës,
All - Paragraf - 1

Akti i shëmtuiar i rrahjes së sotme “live” në TV, u përcoll nga reagime të shumta jo vetëm të qytetarëve, por edhe politikanë të ndryshëm. Kujtojmë se zyrtarët e lartë të vendit nuk janë në Kosovë.

All - Paragraf - 3

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka reaguar pas përleshjes fizike mes deputetëve Milaim Zeka e Frashër Krasniqi.

‘’Për çdo ditë po e zbulojnë fytyrën e tyre të vërtetë – ‘me zemër e me mendje’ rrugaqa’’, ka shkruar ajo në Facebook. Hoxha më herët ishte Ministre e Drejtësisë ku nga aty ishte kritikuar ashpër nga Lëvizja Vetëvendosje sa i takon çështjes së drejtësisë.

Ndërsa Frashër Krasniqi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje tashmë gjendet në stacion të Policisë ku pritet të merret në pyetje rreth rrahjes me deputetin e Nismës, Milaim Zeka: “Momentalisht më kanë thirrur si avokat i frashërit dhe për pak kohë do të merret në pyetje për ngjarjet që kanë ndodhur në Klan Kosova. Masa e arrestit shtëpiak që i ishte shqiptuar në rastin e quajtur si terrorizëm është zëvendësuar me masën e lajmërimit në stacion të policisë. Frashëri e ka respektuar këtë. Ajo që mund të themi është se mund të shpëtojë pa ndonjë masë më të rëndë sepse gjithçka ka qenë publike dhe ka qenë e incizuar. Faktet nuk mund të ndryshohet”, ka thënë Gashi.

Zyrtari i PDK-së, Bujar Morina përmes një postimi në Facebook ka komentuar rrahjen gjatë emisioni drejtpërdrejt të Milaim Zekës e Frashër Krasniqit.

Morina ka thënë se Zeka nuk është mashkull dhe sa është dashur t’ia tregoj vendin Frashër Krasniqit: “Milaim Zeza, ti s’je mashkell se pa t’ja kallxu venin ketij Krimineli, s’e kisha lan”

 

 

 

Të fundit