Flash News

KRYESORE

Rrëfehen grabitësit që vranë 54-vjeçarin në Fier: Shkuam vetëm për lekët, situata erdhi ashtu

Rrëfehen grabitësit që vranë 54-vjeçarin në

Tre të arrestuarit për grabitjen, gjatë së cilës humbi jetën Agur Vernozi, kanë dalë para gjykatës në Fier.

Autori i dyshuar për vrasjen e Agur Vrenozit ka deklaruar para hetuesve se nuk ka qenë ai që ka qëlluar me armë. Lulzim Demiraj, 43 vjeç, nga fshati Vajzë në Vlorë, u shpreh se në momentin që po detyronin të moshuarin t’u dorëzonte paratë, ndërhyri Vrenozi. Ai është shprehur se kishte si qëllim vetëm marrjen e lekëve dhe se nuk mban mend çfarë ndodhi.

“Nuk e kam qëlluar unë. Nuk mbaj mend se si ndodhi. Unë di që gjerat ndodhën shpejt. Ne nuk kemi shkuar atje me qëllim të lëndonim ndonjë. Situata erdhi ashtu dhe nuk e mbaj mend se si ka ndodhur”, ka thënë Lulëzim Demiraj.

Ndërkohë, i arrestuari tjetër, Zini Fyraj, ka deklaruar se ka shkuar për të grabitur për shkak të gjendjes ekonomike.

Të fundit