Flash News

KRYESORE

Rrëfehet aktori i “Portokalli”: S’isha i pranishëm kur lindi gruaja. Do zihesha me doktorin

Rrëfehet aktori i “Portokalli”: S’isha i pranishëm

Shumë prej nesh s’e kanë ditur, por në fakt Irgen Çela tashmë është baba. Në një rrëfim ndryshe, aktori i “Portokallisë”, ka folur për familjen e tij. Ai është shprehur se ndonëse është kujdesur për bashkëshorten e tij gjatë shtatzënisë, nuk ka qenë në sallë gjatë lindjes.

“E kam ndjekur hap pas hapi shtatzëninë, por s`kam qenë i pranishëm në lindje. Do bërtiste ajo, unë pastaj do t`i bërtisja doktorit, do acarohesha shumë”, u shpreh Irgeni sot në Wake Up.

Kjo ka qenë zgjedhja e aktorit, i cili vendosi që mirë të qëndronte jashtë sallës në ato momente sesa të ndodhte ndonjë incident. 

Të fundit