Flash News

KRYESORE

Rrëfehet aktorja Rudina Dembacaj: Si arrita të humbas 24 kile pas shtatzënisë

Rrëfehet aktorja Rudina Dembacaj: Si arrita të humbas 24 kile pas

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj ka rrëfyer gjatë emisionit “Kush vjen për drekë” se si ka mundur të humbasë 24 kilogramë pas shtatzënisë.

Sado e mrekullueshme të jetë, shtatzënia është ajo që ndikon te shumë femra për shtim në peshë. Nuk po flasim për 3-4 kg, por dhjetëra kilogramë që e ndryshojnë tërësisht trupin. Kështu i ndodhi edhe aktores Rudina Dembacaj, e cila ia doli t’i heqë në kohë rekord kilogramët, për vetëm 8 muaj: “Mora nja 24 kile të mira. Nuk haja fare, përpija çdo gjë që më dilte përpara. Po i humba shumë shpejt, për 8 muaj”, shprehet Rudina. Ajo sqaron se veç faktit se konsumon ushqime jo shumë kalorike, ka reduktuar ndjeshëm ushqimin. “Reduktova ushqimin, vajza është ende me gji, dhe kjo ndoshta më ka ndihmuar të bie në peshë,” tregon nëna e re në emisionin “Kush vjen për drekë”, e cila tashmë ka një trup me linja të rregullta.      

Të fundit