Flash News

KRYESORE

Rrëfehet Alfred Peza: Akuzat ndaj meje për pastrim parash e mundën nënën time

Rrëfehet Alfred Peza: Akuzat ndaj meje për pastrim parash e

Alfred Peza, ish-deputeti socialist, ka folur publikisht për akuzat e shumta ndaj tij për pastrim parash, për problemet gjyqësore dhe për goditjen që mori nëna e tij.

“Nëna ime ka qenë një grua që nuk ka patur asnjë rrudhë, edhe ne që jemi fëmijët e saj kemi rrudha. Por, historia ime e përfolur në media e mundi. Ajo kishte vite që dëgjonte që Fredi shkon mirë me mësime etj, dhe erdhi një moment që Fredi akuzohej për pastrim parash”, u shpreh ndër të tjera Peza, i ftuar në emisionin “Rudina” në TV Klan.

“Ajo kishte vite që dëgjonte që Fredi shkon mirë me mësime etj, dhe erdhi një moment që Fredi akuzohej për pastrim parash. Sigurisht që unë shkruaj romane dhe kam shkruar disa libra, se në Gjykatën e Krimeve të Rënda nuk të pranojnë nëse nuk je doktor shkencash. Është një dramë që e kanë kaluar shumë nëna politikanësh. Unë kam filluar ta shkruaj librin në Janar, kur filluan akuzat ndaj meje dhe e kam përfunduar kur mbylli sytë nëna ime. Librin ia dedikoj nënës time. Unë nuk bëra pushime pasi në Qershor, Korrik dhe Gusht nëna ime ka qenë në koma”, shtoi më tej Peza, i cili sot është i distancuar nga politika.

 

Të fundit