Flash News

KRYESORE

Rrëfehet Angela Martini: Pse zgjodha të martohem me Dragos, çfarë ka ai ndryshe nga të tjerët

Angela Martini u martua ditë më parë me biznesmenin Dragos, një dasmë jashtë tradicionales, veshur me të zeza. Në një intervistë për RevistaWho, Angela ka rrëfyer se është shumë e dashuruar me partnetin, dhe se dasma ka qenë e paplanifikuar më parë, por e vendosur brenda ditësh.

“Ne as nuk u fejuam më parë. Ishim në LA dhe një nga miqtë tanë na ftoi të shkojmë në Vegas. Unë dhe Dragos ramë dakort dhe në mëngjes ditën përpara se të niseshim për në Vegas, u zgjuam pranë njëri-tjetrit dhe duke u parë në sy thamë le të martohemi. Filloi si një shaka”, është shprehur Anxhela.

Ndërsa, e pyetur  se përse ra pikërisht në dashuri me Dragos, Angela u përgjigj,“Kjo është shumë e thjeshtë. Unë kam udhëtuar në shumë vende të botës, jo si turiste por jam rritur nëpër këto vende dhe të jetosh dhe të jesh turist janë gjëra shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Unë kisha akses në çdo gjë, kam njohur djem, burra të niveleve të ndryshme, burra të sukseshëm ku çdo gjë shkëlqen nga jashtë. Unë nuk arrita të njihja një person që ishte i thellë, shpirtëror, inteligjent, i ngrohtë, i kujdesshëm dhe një ëndrrimtar. Sepse unë kam njohur djem që kanë pasur lekë nga prindërit e tyre, por nuk është e njëjta ambicie, e njëjta ëndërr. Kam njohur djem që lekët i kanë ndryshuar, që nuk besonin tek ëndrrat dhe tek shpiritërorja. Pastaj kam njohur djem që nuk besonin në dashuri, apo djem që thonë “Ti je gruaja ime”, por atyre nuk u intereson për ty. Kur takova Dragos, zbulova se ai ishte një ëndrrimtar, që kishte një botë dhe donte ta tregonte”.

Angela më tej shprehet se  ndihet shumë e dashuruar dhe se martesa e saj qe një ënderr e realizuar. 

 

Të fundit