Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Rrëfehet djali i Servet Pëllumbit: Pse lashë biznesin për të kandiduar si deputet i PS. Ja çfarë i tha Rama babait tim
Arben Pëllumbi është kandidati i 18-të në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës. Njëherësh ai është edhe djali i profesorit socialist, Servet Pëllumbi, njërit prej themeluesve të PS-së. Arben Pëllumbi ka vendosur që prej fillimit të 2017, pas një “bisede shoqërore” me kryeministrin Edi Rama të lërë biznesin e tij dhe t’i futet politikës: Në fakt, ai ka qenë pranë PS-së që prej vitit 1991, siç sqaron në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, por vetëm disa vite më vonë ai u bë pjesë e asamblesë dhe delegat i kongresit. Në këtë intervistë, Arben Pëllumbi flet edhe për marrëveshjen e fundit të arritur mes kryeministrit Rama e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, për të cilën shpreson që të sjellë “një pluralizëm të dytë” në Shqipëri.
Zoti Pëllumbi, teksa mendoja pyetjet për këtë intervistë, më erdhi në mendje që babai juaj, Profesor Serveti, siç i thonë të gjithë, e ka themeluar Partinë Socialiste, sigurisht bashkë me të tjerë. Tanimë jeni ju që po vazhdoni rrugën e politikës, të cilën Profesori e ka lënë prej disa vitesh për t’ju rikthyer krijimtarisë dhe studimit. A keni një koment?
Po ashtu është, babai im është një nga njerëzit më të njohur në PS dhe elektorat, falë punës dhe luftës së tij që nga themelimi e në vazhdimësi për formimin, reformimin dhe drejtimin në beteja elektorale të rëndësishme, duke e finalizuar karrierën e tij politike si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Në vitin 2005, ai u tërhoq nga jeta aktive politike, për t’u hapur rrugë brezave të tjerë, të rinjve. Përfshirja ime në aktivitete politike daton herët, që në 1990 (unë kisha vetëm 2 vjet që kisha mbaruar Universitetin e Tiranës, Dega Inxhinieri Elektrike, me rezultate të shkëlqyera), si pjesëmarrës në të gjitha ngjarjet e kohës dhe sidomos në përpjekjen për ndërtimin e urave të munguara të miqësisë, për çka unë edhe pse i ri në moshë, vetëm 25 vjeç, drejtoja një nga grupet e profesorëve dhe intelektualëve për themelimin e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri SHBA, duke u zgjedhur dhe anëtar i kryesisë së parë të kësaj shoqate në fillim vitin 1991.
Ju keni qenë pjesë e PS së prej vitesh, por jo në struktura drejtuese. Ndaj dua t’ju pyes si erdhi përfshirja juaj në listën e kandidatëve për deputetë? A kishte një dëshirë nga ana juaj?
Është e vërtetë që kam qenë pjesë e PS-së pothuaj që nga themelimi, edhe pse nga prilli i vitit 1991 e deri më sot, unë kam ushtruar aktivitet privat. Anëtar i PS-së unë jam bërë disa vite më vonë, duke marrë pjesë, për aq mundësi sa më jepte aktiviteti që kryeja, në jetën organizative të PS-së dhe duke u zgjedhur dhe delegat kongresi e anëtar asambleje i njësisë 5, në Tiranë. Gjatë gjithë këtyre 27 viteve, të dyja pasionet e mia, biznes dhe politikë kanë “luftuar” herë pas here me njëri-tjetrën. Unë kam pasur propozime të ndryshme nga PS, sidomos mbas vitit 2005, por vetëm në fillim vitin 2017, pas një bisede shoqërore me kryeministrin dhe kryetarin e PS-së, z. Edi Rama, sot jam pjesë e listave të kandidatëve për deputetë të PS për qarkun Tiranë. Jam duke punuar në atë që është quajtur dikur komuna Farkë, sot njësi administrative e Bashkisë Tiranë.
Në kongresin e fundit ju pamë në një foto së bashku me kryeministrin Edi Rama e Profesor Servetin. A mund të na thoni çfarë ndatë së bashku në atë bisedë të shkurtër?
Për mua, ai ishte një moment shumë i bukur, që do të ngelet gjatë në kujtesë, edhe pse takimi i të treve ishte i rastësishëm. Kryeministri iu drejtua babait dhe me të qeshur i tha: “Profesor, tani dorëzoja stafetën djalit”. Pa e fshehur emocionin, Profesori shprehu kënaqësinë bashkë me urimin për një fitore të merituar të PS-së në zgjedhje.
A keni marrë një porosi nga babai juaj para se të nisnit rrugën e politikës dhe nëse po, cila është ajo?
Për vetë moshën, pjekurinë dhe eksperiencën që unë kam sot nuk më është dhënë një porosi në formën që ju pyesni, por jeta ime pranë një njeriu me një bagazh dhe kulturë të jashtëzakonshme nuk ka qenë gjë tjetër veçse përthithje e vazhdueshme mesazhesh edukuese, që për rastin konkret do të veçoja “edhe politika do moral”
Keni nisur prej ditësh takimet në disa zona të Tiranës. Si ju duket fakti që e prekni nga afër situatën e njerëzve në periferi të kryeqytetit dhe cilat janë angazhimet apo premtimet tuaja në këtë fushatë?
Fakti që unë deri tani jam marrë me biznes nuk do të thotë që kam qenë i shkëputur nga realiteti i kryeqytetit apo rrethinave të tij. Disa prej punonjësve të mi prej shumë vitesh dhe që vijnë pikërisht nga zona periferike, kanë ndarë me mua halle dhe problematika që mund të përgjithësohen lehtë. Të tilla janë psh., procesi i legalizimeve, pajisja me certifikatë për tokën, nevoja për vende pune apo transporti urban. Ne në kuadër edhe të programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme synojmë t’u flasim njerëzve me gjuhën e tyre, duke u takuar çdo ditë me ta, duke i parë problemet nga këndvështrimi i tyre, sepse vetëm kështu do të mund të ndërtojmë Shqipërinë që duam, Shqipërinë që lufton varfërinë, Shqipërinë që lufton për më shumë vende pune, për një ekonomi më të fortë, të përkthyer në më shumë mirëqenie për të gjithë. Në takimet që unë apo kolegë të tjerë po bëjmë në zonë, së bashku me strukturat lokale të PS-së, edhe pse zona në vitet e fundit ka pasur një transformim të madh zhvillimor kemi evidentuar mjaft problematika, të cilat lidhen jo vetëm me njeriun e thjeshtë, por dhe me aktivitete ekonomike lokale. Jam i sigurt që me përpjekjet konstante dhe këmbëngulëse të qeverisë së ardhshme socialiste, në bashkëpunim dhe me Bashkinë e Tiranës, boshti Lundër-Farkë për vetë natyrën e mrekullueshme që ka, do të kthehet në një gjenerator vendesh të reja pune dhe vetëpunësimi.
Cili është mendimi juaj për marrëveshjen e arritur, që i dha fund krizës politike dhe çeli rrugën për zgjedhje normale demokratike?
Po. Në vështrim të parë, marrëveshja e 18 majit u duk si diçka befasuese, madje e kritikueshme për disa. Në të vërtetë, ajo ka një rezonancë të gjerë, jo vetëm për kapërcimin e krizës së zgjatur në prag të zgjedhjeve, por edhe për modernizimin e politikës shqiptare. Marrëveshja është një model i njohur, i përdorur me sukses në zgjidhjen e krizave politike në vende me demokraci të zhvilluar. Le të shpresojmë që kjo marrëveshje të bëhet një fillim i ri për zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin në BE. Po kështu, shpresoj që kjo t’i hapë rrugë një “pluralizmi të dytë” që ka në themel jo sherret pa fund, por dialogun, kompromisin shpirtin e garës dhe të bashkëpunimit midis forcave si ndërmjetëse midis popullit dhe pushtetit. Ndërkaq, elektorati shqiptar ka marrë një mesazh të qartë, të dijë të zgjedhë dhe të vlerësojë “peshën” e votës së vet.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38