Flash News

KRYESORE

Rrëfehet Edi Paloka: Nuk e kisha në plan bojën ndaj Ramës; ndikoi ofendimi i sotëm

Rrëfehet Edi Paloka: Nuk e kisha në plan bojën ndaj Ramës;

Deputeti Edi Paloka i është rikthyer incidentit me kryeministrin Rama në seancën e sotme parlamentare. Në një lidhje direkte me emisionin ‘Opinion’, ai është shprehur se kishte planifikuar që prej një jave sulmin me bojë për Ramën. Por, shtoi se nuk do ta kryente gjestin nese kryeministri nuk do ta ofendonte sërish.

“Përse hodha bojë kur ishte i ftuar Talat Xhaferi në parlament? Atë e kam mik personal, por nuk mund të pranonim ne të përdorej seanca që këtu është gjithçka normale. Rama provokoi atë që ndodhi. Nuk do t’ia bëja nëse ai nuk do dilte në formën e tij të zakonshme. E bëri, mori atë që meritonte”, sqaroi Paloka, duke shtuar:

"“Nuk fyhem nga Rama, Ai bën arrogantin, i vjedh shqiptarët, i fyen edhe i tall. Po jam thuthuq, kështu jam. Nuk është krim të jesh thuthuq. Por ky zotëria kur nuk ka më argumente me këtë mënyrë do të vazhdojë. Veprimin e mendova mirë. Garda e tij po heton për lëndë kimike, por ka qenë bojë. E mendova mirë. Më ndihmoi Zoti që ia hodha në gojë. Ai i fyen të gjithë", perfundoi Paloka.

Në seancën e sotme ishte planifikuar të diskutohej vetëm për rezolutën pro anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, ku i ftuar ishte edhe kryeparlamentari Talat Xhaferri. Debati precipitoi në momentin që Rama fyeu Bashën dhe nisi të ofendonte Palokën.

Të fundit