Flash News

KRYESORE

Rrëfehet Edi Reja: Nga pasioni i shqiptarëve deri te prapaskena për t’u ulur në stol

Rrëfehet Edi Reja: Nga pasioni i shqiptarëve deri te prapaskena

Edi Reja kishte shumë nevojë për një detyrë si ajo e trajnerit të Shqipërisë. Trajneri italian ndihet shumë mirë me kuqezinjtë dhe tregon se ajo që e ka befasuar, është pasioni që shqiptarët kanë për përfaqësuesen.

“Këtu në Shqipëri ka një pasion të jashtëzakonshëm për futbollin. Një vend që ngjason me Napolin. Njerëzit e duan ekipin kombëtar dhe lojtarët. Kjo afërsi më jep energji. Ishte ajo që kisha nevojë. Mendoj se gjithçka po shkon mirë. Vështirësia kryesore e trajnerit, përveç njohjes së karakteristikave të lojtarëve është krijimi identitetit unik.”

Në një prononcim për “Corriere dello Sport”, 74-vjeçari tregon prapaskenat e firmës me kuqezinjtë si dhe nuk nguron të shprehet optimist për sa i përket ecurisë.

Si u bind – “Presidenti Duka më telefonoi dhe më pyeti për planet, duke më thënë se isha i nevojshëm nëse do të isha i lirë. Biseduam për këtë, dhe pashë ndeshjen me Turqinë. Unë shkova rastësisht, më duhej të shkruaja disa raporte në lidhje me futbollistët që po ndiqeshin nga Napoli dhe Atalanta. Më telefonoi gjithashtu edhe kryeministri Edi Rama. E takova atë në hotelin tim pranë “Ponte Milvio”-s, ai erdhi për të parë Lacio-n, është tifoz i madh i Juventusit. Më kishte thirrur që të më bindte.”

Mosha – “Ndihem i fortë nga pikëpamja fizike. Kam nënshkruar deri në nëntor. Ka 6 ndeshje zyrtare, më kanë ofruar kontratën edhe për 2 vite. Thashë të presin dhe të shohim si do të shkojnë gjërat. Nëse gjithçka shkon mirë do të vazhdojmë edhe për 2 vjet”.

Të fundit