Flash News

KRYESORE

Rrëfehet gazetarja: Si më kontaktoi Alket Hatia nga arratia për të realizuar intervistë

Rrëfehet gazetarja: Si më kontaktoi Alket Hatia nga arratia për

Gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Kjo Javë”, ka rrëfyer të gjithë ngjarjen e ndjekur deri në momentin ku u përballë me Alket Hatija, i cilësuar si “Zoti i drogës” dhe që rezulton person në kërkim.

Lala rrëfeu se kanë qenë disa të njohur të Hatisë që e kanë kërkuar pranë televizonit duke i thënë se Alket Hatia donte të jepte një intervistë ku do të fliste dhe kishte për të bërë dhe një apel.

Gazetarja tregon se pasi e diskutoi dhe me drejtorin dhe kryeredaktorin e televizionit ku punon vendosi të realizonte intervistën.

Ajo rrëfeu se së bashku me operatorin, i cili nuk kishet dijeni se kë po shkonin të intervistonin, janë nisur drejtë autostradës ku pas disa kilometrash janë ndaluar dhe kanë dorëzuar telefonat dhe çantat.

Lala tha se më pas i morën në një automjet dhe i dërguan në një apartament ku Hatia i priste në korridor.

“Në një moment dëgjuam zhurmë dhe ndërpremë intervistën instiktivisht por pasi pamë që nuk kishte rrezik vijuam me intervistën. Nuk ishte i friksuar ishte i zhgënjyer”, rrëfeu Lala.

Të fundit