Flash News

KRYESORE

Rrëfehet ish-banori i Big Brother: Me ish të dashurat ruaj miqësi, kë simpatizoj

Rrëfehet ish-banori i Big Brother: Me ish të dashurat ruaj

Ish-banori i Big Brother, Anaidi, i ftuar në PopCulture ka folur rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

 “2013 viti që unë kam fituar Big Brother ka qenë vit me fat. Ka pasur ngjarje madhore. Big Brother ishte spunto e mirë në jetën time. Më ka ecur mbarë. Bigu më ka dhënë famë. Duke qenë se unë kam përfunduar gazetarinë, tashmë botoj shkrime të miat. Gjithashtu më duhet të them se mua më pëlqen jeta e natës, njerëzit më njohin falë Big Brother. Jam përfolur shpesh për lidhje me disa vajza, por ndërkohë që me disa prej atyre për të cilat jam përfolur për lidhje kam vetëm miqësi”, u shpreh ai.

I pyetur për lidhjet e krijuara në jetën e tij pas përfundimit të Big Brother dhe nëse ruan miqësi me ish të dashurat, Anaidi u përgjigj se me disa prej tyre po: “Kam qenë i lidhur për dy vite por tashmë ka përfunduar. Unë jam tip që nuk kompleksohem nga jeta e ish të dashurave.Kur diçka mbaron për mua quhet e ezauruar dhe nuk i kthehem më. Unë besoj se shoqëria pas një marrëdhënie dashurie mund të funksionojë, Të paktën mua më ka funksionuar me disa nga ish të dashurat e mia”.

Por duket se tashmë Anaidi është edhe fans i rregullt i edicioneve të Big Brother. “Me Ilirin kam ruajtur miqësi edhe pas përfundimit të Big Brother. Shkojmë shumë mirë bashkë. Ndërkohë që më duhet të them që inatet që egzistonin brënda Bigut kanë vazhduar edhe jashtë. Çdo edicion të Big Brother e kam ndjekur dhe sigurisht që kam pasur edhe preferencat e mia. Edicionin e kaluar kam krijuar simpati për Olsin”, është shprehur Anaidi.

 

Të fundit