Flash News

KRYESORE

Rrëfehet ish-zëdhënësja e PD-së: Dua të kem një familje, por meshkujt frikësohen…Kush s’e do një lëkurë të dytë që të zgjon me përkëdhelje?

Rrëfehet ish-zëdhënësja e PD-së: Dua të kem

Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike Oriela Nebiaj, tashmë moderatore e “Wake up” veç punës, ka folur dhe për dëshirat e saj personale.

Oriela, e ftuar në emisionin “Chic” në News24, është shprehur se për momentin nuk ka një peson në krah, por që dëshiron të ketë një familje.

Përsa i përket meshkujve dhe dëshirës për të patur një person pranë saj, ajo është përgjigjur me shumë finesë, duke ngritur pyetjen, “kush nuk e do një lëkurë të dytë, që është aty që të zgjon me një përkëdhelje por dhe të vë në gjumë me një përkëdhelje?”

Oriela shprehet se shpeshherë meshkujt mendojnë se femrat që kanë ndërtuar një karrierë të tyre nuk janë kurrë vetëm, ose frikësohen prej tyre.

“Gjithë energjinë time ja kam dhënë punës. Por është ajo që dua më shumë, vij nga një familje e madhe dhe minimumi dua atë që unë kam patur. Duhet të dedikohem nga kjo pjesë. Më josh shumë, kush nuk e do një lëkurë të dytë, që është aty që të zgjon me një përkëdhelje por dhe të vë në gjumë me një përkëdhelje. Dikush mendon se ne femrat që jemi në karrierë jemi xhada por më ka rezultuar se jemi kaq të rehatshme. Ndoshta frikësohen, ndoshta e marrin të mirëqenë që nuk jemi asnjëherë vetëm.

 Të gjithë kemi mëdyshjet tona sidomos kur vjen puna e të paturit një partner, sidomos tek ai momenti i parë kur do duhet të krijosh afrimitetin, kontaktin. Të gjithë kompleksohemi nga pak për të qenë më mirë se sa jemi”, është shprehur ndër të tjera ish-zëdhënësja demokrate.

Të fundit