Flash News

KRYESORE

Rrëfehet Nexhmije Hoxha, si e priti lajmin për vdekjen e saj: Kemi qeshur me atë marrëzi

Rrëfehet Nexhmije Hoxha, si e priti lajmin për vdekjen e saj: Kemi

E veja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha reagon për herë të parë pas lajmit të përhapur se kishte ndërruar jetë, por që u përgënjeshtrua më pas dhe gjithçka rezultoi fake neës.

Me anë të një letre urimi për gazetën “Dita”, Nexhmija tregon me detaje si e mori vesh lajmin, ndërsa nuk nguron ta cilësojë si keqdashje dhe ligësi, përhapjen e lajmit për të.

“U zbavita. Ju e kishit shkruar shumë mirë në gazetë përgënjeshtrimin. E përgënjeshtruan publikisht edhe Pranvera dhe Teuta. Unë u zbavita dhe kemi qeshur me atë marrëzi. Isha shtrirë dhe po pushoja si çdo ditë, kur më vjen Pranvera dhe më zgjon: “Po ngjallu, më tha, se të kanë vdekur para kohe…” Nuk e morëm vesh se kush e fabrikoi atë lajm, por pak rëndësi ka kjo, pasi janë ata që na sulmojnë prej më shumë se njëzet vjetësh… Por mendoj se në përhapjen e atij lajmi kanë përgjegjësi edhe gazetarët, ata që e shpërndanë nëpër portale, pa e verifikuar. Ku është profesionalizmi dhe etika profesionale në këtë rast?”- thotë ajo.

Të fundit