Flash News

KRYESORE

Rrëfehet Ronaldo: Perez më trajtonte si plaçkë biznesi; paratë s'më sollën te Juvja

Rrëfehet Ronaldo: Perez më trajtonte si plaçkë biznesi;

Cristiano Ronaldo vendos të rrëfehet. Ylli portugez ka dhënë një intervistë shumë interesante për ‘France Football’ ku ka shpjeguar për herë të parë gjërë e gjatë arsyet që e cuan të ndërrojë ambjente gjatë merkatos së verës.

Ai tha se për presidentin Perez, gjithnjë kishte qënë vetëm një cështje biznesi dhe jo një lojtar që I bënte punë ekipit.

“Perez nuk më deshi kurrë me zemër dhe të më trajtonte si të familjes.

Megjithatë në Madrid kalova vite të mrekullueshme ku fitova gjithcka dhe kam një raport mjaft të mirë me tifozët. Megjithatë pas 9 vitesh ishte koha të ndërroja ambjent duke qënë se po e shikoja veten të tepërt në ekip.

Tek Juventus nuk erdha për cështje parash, ata ishin klubi që më deshen me shumë se të tjerët. Dua të fitoj topin e artë për herë të gjashtë dhe mendoj se edhe këtë sezon e meritoj këtë sukses” u shpreh Ronaldo.

Të fundit