Flash News

KRYESORE

Rrëfehet shqiptari i Bayern-it: Muller më thotë nuk jemi në Shqipëri këtu!

Rrëfehet shqiptari i Bayern-it: Muller më thotë nuk jemi në

Shqiptarët kanë fatin të shohin Leon Dajakun me ekipin e Bayern Munchen. Sulmuesi debutoi në ndeshjen e fituar kundër Wolfsburg-ut me rezultatin 2-0. Ai u fut në minutën e fundit të shtesës dhe arriti të debutonte në kampionatin gjerman të futbollit.

Shqiptari është kthyer për pushime në Kosovë dhe ka folur për debutimin e tij në KTV. “Ishte fantastike, askush nuk e kishte menduar që kaq shpejt do debutoja te Bayern. Nuk mund të tregoj dot as emocionet e përjetuara. Kemi fatin që janë disa lojtarë të dëmtuar dhe trajneri i ka qejf lojtarët e rinj".

"Kur Bayern të thërret, nuk bën të mendohesh dy herë. Ai shans vjen vetëm një herë. Gnabry dhe Kimich, kur kanë dëgjuar se jam i Stuttgart, direkt më kanë afruar. Më kanë treguar çfarë duhet të bëj dhe më kanë këshilluar të jap maksimumin tim. Ka qenë mirë për mua, pasi ma kanë lehtësuar.

"Me Muller shkoj shumë mirë, jemi njëlloj. Kur bëhemi bashkë e kthejmë përmbys. Ai më thotë, avash se nuk jemi në Shqipëri. Bën shumë shaka. Më thotë, se nëse rri afër tij, do bëhem i madh. I them që po ishte ashtu, nuk e kam ndërmend të çohem”, tregon Dajaku.

Të fundit