Flash News

KRYESORE

Rrëfen avokati i Fran Frrokajt: Ç’ndodhi në darkën e Ramës me kryetarin e bashkisë pak para arrestimit

Rrëfen avokati i Fran Frrokajt: Ç’ndodhi në darkën e

Bashkë me Neshat Fanën, Adrian Leka është avokat i Fran Frrokajt, kryetarit të Bashkisë së Lezhës.  Pedagog në Fakultetin juridik në universitetin e “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. E veçanta është se Leka ka qenë për 8 vjet kryetar i degës së PS në Mirditë dhe kjo nuk e ka penguar të jetë avokat i një kryebashkiaku të PD.

Ai hedh  poshtë zërat se ky është një proces politik por është I bindur që Frrokaj është i pafajshëm. Leka ndërkohë nuk e lidh këtë arrestim as me darkën që kryeministri Rama pati në Lezhë dhe në të cilën ishte ftuar dhe kryebashkiaku Frrokaj. Ekskluzivisht për gazetarin Roland Qafoku në emisionin Debati në “Channel One” Frrokaj dha detaje nga ky proces.

“Kryetari Frrokaj ka qenë i pranishëm në darkë e zgjeruar. Kryeministri Rama ka bërë praktikë tashmë që në disa qytete ka zhvilluar mbledhje të qeverisë. Një prej tyre  ishte  edhe Lezha. Mendoj se kjo praktikë  e Ramës është  pozitive.

Tani të shkojë kryeministri në Lezhë, të zhvillojë një mbledhje qeverie, ta ftojë kryetarin e bashksië dhe ai të mos shkojë kjo nuk është normale. Për mua si kryeministër që e ftoi dhe kryetari i bashkisë që pranoi ftesën kanë treguar vlerë qytetare duke respektuar institucionet. Unë kam qenë vetë i pranishëm në atë darkë. Ishte në një lokal dhe unë isha ulur në tavolinën e drejtësisë që quhej, pra me juristë sepse kishte disa tavolina një ishte e arsimit, një tjetër me të bujqësisë dhe me radhë.

Diskutimet ishin normale se ç’mund të bëhej për Lezhën se çfarë mund të bëhet më mirë. Kryeministri me kryetarin e bashkisë ishin në një tavolinë dhe qëndronin përballë. Unë nuk e mendoj se ka lidhje arrestimi i Frrokaj me këtë darkë. Mos ta politizojmë rastin”, u shpreh Adrian Leka gjatë intervistës.

 

Të fundit