Flash News

KRYESORE

Rrëfen Etilda Gjonaj: Ç’më tha Rama para marrëveshjes së majit 2017 me PD: Mos më thuaj menjëherë jo

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është ndalur gjatë në ecurinë e Reformës në Drejtësi gjatë fjalës së saj në Kongresin e PS, dita e dytë.

Gjonaj është kthyer pas në kohë dhe kujtoi se çfarë i tha kryeministri Edi Rama në maj të 2017-ës, gjatë qeverisjes teknike me PD.

“Është nder të jem në pikë kyçe për reformën në drejtësi. Kam ofruar kontributin tim si eksperte.

"Nuk e harroj kur kryeministri Rama më propozoi në maj 2017 detyrën e zv.ministren e drejtësisë në qeverinë e përbashkët me PD dhe më tha: “E di që do më thuash jo, por mos e thuaj pa e menduar. Ti je pjesë e atyre që i kanë hyrë detin në këmbë për të reformuar drejtësinë, ky është momenti ti thuash po, dhe jo t'i shmangesh kësaj përgjegjësie të re. Koha kishte treguar se PS nuk kishin ndërmend as ti shmangeshin një sfide kaq të madhe që mban për fat të keq të trazuar politikën në Shqipëri”, tha Gjonaj.

Të fundit