Flash News

KRYESORE

Rrëfen Monika: Ilir Meta nuk është aq i sinqertë me gruan

Rrëfen Monika: Ilir Meta nuk është aq i sinqertë me gruan

Zgjedhja e Ilir Metës president kaloi jo me pak polemika dhe diskutime. Pyetja më e madhe ka qenë nëse kjo ishte një lëvizje e  paracaktuar apo e  momentit të fundit?

E ftuar në “5 Pyetje nga Babaramo” Monika Kryemadhi zv kryetarja e LSI-së dhe njëkohësisht bashkëshortja e Ilir Metës rrëfeu se zgjedhjen e tij si president e ka mësuar vetëm në momentin e  fundit kur ka hedhur firmën.

“Mos e mendoni Ilir Metën kaq të sinqertë me gruan”-ka thënë ajo.

Kryemadhi shtoi se vendi kishte nevojë për një figurë që do të sillte ndryshim dhe jo domosdoshmërisht mund të ishte Meta.

“Mos e mendoni Ilir Metën kaq të sinqertë me gruan,mund të mos isha dakort , mendoj se vendi ka nevojë për nëj figurë që do të sjellë ndryshiim. Kam respekt për Bujar nishanin dhe gjithë figurat që erdhën nga tranzicioni”-tha ajo.

 

Të fundit