Flash News

KRYESORE

Rrëfen vajza e reperit amerikan: Babai im është një përbindësh

Rrëfen vajza e reperit amerikan: Babai im është një

E bija e reperit të njohur amerikan, R Kelly ka bërë një rrëfim jo të zakontë.

Në një postim në Instagram, Baku Abi, emri i së cilës është Joann Kelly shprehet e pakënaqur me babain e saj, ku shkruan se i ati ka abuzuar me nënën e saj për vite me radhë.

“Kam pasur presion të flas për keqtrajtimin fizik dhe emocional të vajzave, por këtë nuk e bëra për shkak të gjendjes sime psikike. Ne kurrë nuk do të mbështesim atë që bëri R Kelly në jetën e tij dhe atë që ai vazhdon të bëjë. Ky përbindësh që po shkruaj vazhdimisht është babai im. Më besoni, unë jam e vetëdijshme se kush është ai. Arsyeja pse nuk flas me të, apo nuk flas për të është paqja ime me vetveten”, përfundon Abi.

Të fundit