Flash News

KRYESORE

Rrëfimi i Kryeministrit/ Kush është “VIP-i ndërkombëtar” që i kërkoi Ramës makina të blinduara dhe kallashnikov

Rrëfimi i Kryeministrit/ Kush është “VIP-i

Të shumta kanë qenë batutat e Kryeministrit Rama në fjalën e tij në ceremoninë e 100 vjetorit të Tiranës kryeqytet, që nuk është kaluar pa të qeshura nga të ftuarit në Pallatin e Brigadave.

Por një histori që ka treguar Rama ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ai tregoi për një të huaj, që Rama e konsideroi si “VIP ndërkombëtar” që kur erdhi në Shqipëri kishte frikë për jetën dhe kërkoi ta shoqëronin me makina të blinduara dhe njerëz të armatosur.

“Dua ta vazhdoj me një ‘VIP ndërkombëtar’ nga një vend shumë serioz, i cili erdhi në Tiranë dhe nuk dilte nga aeroporti i Rinasit, kishte ardhur me policë dhe me gazetarë. Sigurisht që erdhi për të dhënë mesazhe të forta për luftën kundër krimit, kuptohet. Është gjëja më e kollajshme që mund të bësh kur nisesh nga diku për të ardhur këtu, sepse kjo funksionon andej. Dhe nuk dilte nga ajo salla VIP nga aeroporti i Rinasit. Nuk dilte sepse donte makina të blinduara dhe automatik. Kishte idenë se kishte ardhur në një vend ku rrugës mund ta vrisnin, mund ta rrëmbenin, mund ta torturonin, mund ta martonin me zor. Dhe pas shumë minutash negociata, erdhi deri te unë fjalë dhe i thashë që këtë shërbim me makina të blinduara, me kallashnikov nuk e ofrojmë, nuk e kemi në portofolin e ofertave tona. Vendosi të vinte, ‘sakrifikoi deri në Tiranë, arriti gjallë’ dhe të nesërmen në mëngjes erdhi te unë. Më tha: “Të kërkoj falje sepse ndjehem në vështirësi. Kam  para shumë vende por kurrë nuk kam parë veten time kaq budalla, që ajo që prisja të ishte komplet e kundërt me atë që gjeta”, ishte rrëfimi unik i Kryeministrit Rama.

Të fundit