Flash News

KRYESORE

Rrëfimi i rrallë i Matilda Makoçit, ‘gjurmët’ e Edi Ramës që mban në shtëpi, për herë të parë flet edhe për Lindën

Rrëfimi i rrallë i Matilda Makoçit, ‘gjurmët’

Matilda Makoçi, është një nga ikonat e kinematografisë dhe tetarit shqiptar. Megjithatë, karriera e saj nuk shkëlqeu për shumë kohë, pas ndarjes me ish bashkëshortin e saj, Edi Ramën, sot kryeministër i vendit me të cilin kanë një djalë, Gregun.

Si rrallë herë, ajo është kthyer pas në kohë dhe ka folur për marrëdhënien me djalin dhe kohën kur u nda nga Rama, në një intervistë për A2CNN. Ajo kërkoi të mbante djalin, por përballë vështirësive të shumta zgjodhi të ishte nënë dhe të braktisë karrierën kinematografike.

“Isha e detyruar se kështu na erdhën kushtet. Prindërit i kisha të rinj dhe nuk mund të më ndihmonin ta mbanin. E provova në çerdhe dhe nuk e përballonte dot, kështu që isha e detyruar ta mbaja vetë. Vitet ikën, u çmësova me punën, ai ritmi i punës mu zbeh dhe kështu u largova. Nuk më vjen keq, por nuk e ndjej mungesën e asaj kohe, më mori me vete koha tjetër”, thotë Matilda, e cila nuk i fsheh ‘gjurmët’ që mban ende nga koha e bashkëjetesës me Ramën.

Bëhet fjalë për tablo të Edi dhe Greg Ramës. Në dhomën e pritjes ndodhen tri piktura të Edi Ramës, mes tyre një portret i saj i realizuar në vitet që jetuan bashkë.

Sot, Matilda tregon se Gregu jeton i pavarur dhe ajo e ka respektuar vendimin e të birit, ndërsa për herë të parë flet edhe për Lindën, gruan e Ramës me të cilin kanë një tjetër djalë, Zahon.

“Tani e kishin marrë pas tërmetit në shtëpinë e tyre. Por Gregu do rehatin e vet. Nuk qëndron në një vend, ose të shkojë të babai i vet edhe për konjukturë, nuk e bën. Rri vetëm, me miqtë e tij, e ndihmon edhe gruaja e Edit, është grua shumë e mirë”, shprehet Makoçi, e cila tregon se nuk i ka mbetur asnjë peng nga jeta e saj e deritanishme.

“Jeta ime ka qenë e thjeshtë, jo me tensione të mëdha dhe emocione të papërmbajtshme. I kam marrë kënaqësitë në çdo fazë të jetës. Që në shkollë, me djalin... nuk kam ndonjë pakënaqësi. Natyrisht e mira nuk ka fund”, shprehet aktorja.

Të fundit