Flash News

KRYESORE

Rrëfimi i Xhisiela Malokut, Zëri i Amerikës: Vajza konfirmoi se kishte frikë nga djali i deputetit

Rrëfimi i Xhisiela Malokut, Zëri i Amerikës: Vajza konfirmoi se

Rrëfimi i Xhisiela Malokut dy net më parë në dy intervista në tv Klan dhe Top Channel kanë ngjallur reagime të shumta, sa i takon vërtetësisë së asaj që ajo ka pohuar vetë me gojën e saj.

Ajo mohoi të jetë dhunuar nga ish i dashuri Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja dhe pranoi se ka bërë kallëzim penal ndaj tij me dëshmi të rreme e nxitur nga xhelozia.

Zëri i Amerikës i ka dedikuar një artikull këtij rasti dhe e thekson se pohimet e saj  konfirmojnë pikërisht frikën që ajo ka nga i riu, sepse përtej përshkrimeve apo deklaratave, akti i ekspertizës ligjore nuk lë shteg për dyshime.

“Ky akt tregon se ajo ka patur shenja dhunë në shpatulla dhe djegie me cigare në kofshë. Maloku gjatë intervistave të djeshme, tha se shenjat në trup i përkasin një aksidenti të ndodhur më parë, ndërsa djegiet me cigare, ata i kryenin vetë në trup në moment gjaknxehtësie. Por ekspertiza mjeko-ligjore nuk lë asnjë hapësirë për interpretime të tjera, duke qenë se bëhet fjalë për një akt shkencor, ku nuk mund të gabohet në vlerësimin e një shenje të freskët dhune me atë të disa kohëve më parë.

Eshtë pikërisht ekspertiza mjeko-ligjore ajo që duket se ka mbajtur në pranga Rexhep Rrajën, sikundër dhe një përgjim i kryer më 29 Shtator, gjatë ballafaqimit mes dy të rinjve në Prokurori, ku sërish Rraja ka kërcënuar vajzën”, theksohet në artikull.

Një ditë më parë, Rexhep Rraja mbeti në burg, pasi Gjykata e Krujës vendosi ndaj tij masën e sigurisë ‘arrets me burg’ me akuzën e ‘përndjekjes’ ndaj Xhisiela Malokut.

Të fundit