Flash News

KRYESORE

Rrëfimi i kampionit shqiptar në kick-box: Si i plagosa rusët në pub

Rrëfimi i kampionit shqiptar në kick-box: Si i plagosa rusët

Kampioni i botës në kick-box, Florian Marku ka rrëfyer historinë e jetës së tij në emisionin “Zonë e Lirrë”. 25-vjeçari, i cili është shpallur 6 herë kampion i Greqisë dhe 4 herë kampion bote tregoi se është larguar drejt Greqisë në moshën 8-vjeçare bashkë me familjen por pas një sherri me disa shtetas rus në Selanik në moshën 18-vjeçare është kthyer në Shqipëri për t’u larguar më pas drejt Austrisë ku vijoi karrierën.

“Në moshën 18-vjeçare u përballa me disa rus në Selanik pas një sherri në një pub. Unë isha me një shokun tim i cili u përfshi në sherr dhe unë u futa për t’a mbrojtur. Pas sherrit u larguam, rusët më kërkuan të më takonin dhe më thanë të paguaja dëmet në lokal sepse i prisha lokalin. Një nga ata ngeli i plagosur. Unë u largova nga Greqia dhe erdha në Shqipëri. Unë vërtet nuk jam 2 metra, por nuk lejoj askënd të më ofendojë. Qëndrova 1 vit e gjysmë në Shqipëri dhe shkova në Austri për të vazhduar karrierën. Bëra 13 ndeshje dhe i fitova të 13-ta dhe fillova të ngrihesha”, sqaroi Marku.

Të fundit