Flash News

KRYESORE

Rrëfimi prekës i 27-vjeçarit që është rritur në "Zyber Hallulli: Kisha vetëm merakun kush do më varroste

Rrëfimi prekës i 27-vjeçarit që është rritur

Një rrëfim prekës ka bërë 27-vjeçari në emisionin "Me zemër të hapur", i cili ka treguar se në ditën e tërmetit i vetmi shqetësim që ka kaluar është se kush do e varroste. Ai jeton në Kombinat, në një zonë e cila po ashtu ka pësuar dëme të mëdha. Në telefonatën që ka bërë në studion e emisionit, 27-vjeçari i rritur në "Shtëpinë e Zyber Hallulit" rrëfen se jeton vetëm me qira aty dhe punon si kamarier.

Kur ka rënë tërmeti, 27-vjeçari ka qenë vetëm dhe pa asnjë duke përjetuar atë traumë të madhe dhe ai tregon se e vetmja gjë që mendonte ishte Zoti dhe kush do e varroste:

“Jam Mondi nga Tirana, pjesëtar i shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”, tani jetoj vetëm në Kombinat. Isha fillikat vetëm, i vetmi që mendoj është Zoti dhe ai ka shkruar në Kuran “Kush mbron dhe ndihmon jetimët, ka vlerësim nga ai. Iu bëj thirrje të gjithëve pa përjashtim, t’i drejtohen këtyre fëmijëve, këtyre krijesave të pashpresë, që në rast tërmeti të drejtohen te shtëpia e fëmijës. Edhe sikur gjithë Durrësi të shembej, ajo shtëpi nuk do të ishte shembur, sepse i ruan Zoti. Ata janë shkak për të jetuar e mbijetuar të tjerët. Unë jam 27 vjeç, kam gati 9 vjet që jam larguar nga shtëpia e fëmijës, jetoj në Kombinat me qira dhe punoj si kamarier e banakier. Kam një dëm në shpirt, që jam vetëm, do vdes vetëm. Unë e kam përballuar tërmetin, por e vetmja gjë që mendoja ishte se nëse do vdisja, kush do më varroste. Nuk kam frikë nga tërmeti, por vetëm nga Zoti. Do ja dal, por si gjithmonë i vetëm.”

Të fundit