Flash News

KRYESORE

Rrëfimi tronditës i babait që i abuzuan seksualisht vajzën 5-vjeçare: Motra 9-vjeçare e shpëtoi nga akti fatal

Rrëfimi tronditës i babait që i abuzuan seksualisht  vajzën

Një rrëfim tronditës është treguar ekskluzivisht për programin "Historia ime" në Tv Klan. Kjo është historia e një babai që tregon për abuzimin seksual që i është bërë vajzës 5-vjeçare nga fqinji. Dy muaj më parë në Berat e mitura u gënjye nga 48-vjeçari me karamele duke hyrë në shtëpinë e tij pa e ditur se ajo ditë do të shndërrohej në traumën e jetës së saj. Me vështirësi babai i saj tregon në studion e Tv klan se çfarë i tregoi e bija pas ngjarjes që ka tronditur të gjithë shoqërinë.

Teksa moderatorja e programit, Mirela e pyet se çfarë ka thënë vajza, babi përgjigjet teksa thotë:

"Vajza më tha që është një llaf që nuk thuhet në faktikisht, se vajza më tha që o babi  tha ai kur më mori te shpia më tha mua më nxori (beep) tha edhe ma fuste te goja tha, këtu te zogu poshtë më tha mua më fuste gishtat tha edhe unë po qaja po ulërija më tha kaq më ka thënë vajza. Unë nuk e pranoja vet po kur ma tha me gojën e saj biles atje ishte dhe një psikologe më tha mua u habit edhe ajo se  nuk e priste një gjë të tillë."

Ishte e motra, 9-vjeçare ajo që e shpëtoi nga akti fatal. Abuzimi seksual u vërtetua edhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore. Pas shoqërimit në polici, 48-vjeçari doli para gjykatës se rrethit gjyqësor Berat ku iu komunikua masa "Arrest me burg".

Babai i 5-vjeçares hoqi dorë nga vetëgjyqësia me shpresën se drejtësia nuk do të vonojë. Por pas ngjarjes së rëndë ai është përballur jo vetëm me frikën e të bijës por edhe shoqërisë. Jo vetëm nuk po gjen mbështetje por edhe i kanë drejtuar gishtin e fajtorit. Nga studio "Historia ime" ai kërkoi azil në çdo cep të botës me të vetmin qëllim: të shpëtojë të ardhmen e së bijës që sot është 5 vjeç.

Të fundit