Flash News

KRYESORE

Rregulla të reja për xhamat e zinj të makinave, Drejtoria e Transportit Rrugor: Mund t'i përdorni me këto kushte

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, në kuadrin e iniciativave për drejtuesit e automjeteve ka bërë një njoftim lidhur me xhamat e makinave.

Në njoftimin në rrjetet sociale, drejtori i kësaj drejtorie Blendi Gonxhja jep këshilla se si mund të errësohen xhamat e pasmë të makinave dhe disa kushte që drejtuesit duhet të zbatojnë.

"Xhamat e pasëm të autoveturave (sipas figurës dhe rekomandimit UN-ECE) mund të errësohen, materiali xham ose edhe me qese/film, deri 75%, si e drejtë e cdo zotëruesi mjeti! Mjafton që errësimi të jetë kryer profesionalisht nga prodhuesi ose një servis i liçensuar, me materiale të çertifikuara të tregut dhe me faturën përkatëse! Gjithashtu për xhamat e pasëm lejohen grilat origjinale të mjetit! Errësimi ul rrezikun kancerogjen nga rrezet UV/IR, ul konsumin dhe ndotjen! DPSHTRR do ofrojë më shumë informacion online në ditët në vijim!"- shkruhet në njoftimin në Facebook.

Ditën e djeshme,  policia e Tiranës njoftoi se 97 drejtues mjetesh u proceduan për shkak të xhamave të errët.

Të fundit