Flash News

KRYESORE

‘Rregullat e karantinës’, gjatë natës asnjë lëvizje në Tiranë dhe Kamëz

‘Rregullat e karantinës’, gjatë natës asnjë

Gjatë natës në Tiranë dhe Kamëz nuk është kryer asnjë lëvizje nëpër rrugë, lidhur me zbatimin e masave kufizuese për para ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Këtë e konstaton Policia e Shtetit. Në një postim në Facebook, policia paraqet një video të patrullimit gjatë natës.

Policia bën thirrje për qëndrim të qytetatëve në shtëpi dhe duke zbatuar rregullat nëpër pikat e blerjeve.

 “Punonjësit e Policisë së Shtetit në patrullim për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë , si dhe për monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të masave kufizuese.

Pika kontrolli nga shërbimet e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me forcat e ushtrisë, për zbatimin e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Respektoni rregullat e kufizimit të qarkullimit me automjete, biçikleta e motomjete.

Respektoni kufizimin e lëvizjes në këmbë, qëndroni në banesë deri të hënën në mëngjes, por edhe më mbrapa respektoni, respektoni, respektoni oraret kufizuese dhe zbatoni këshillat për higjienën.

Ruani largësinë në markete, minimarkete e furra buke, por edhe në rrugë.

Të mbrojmë njëri -tjetrin, të mbrojmë jetën. Durim e kontribut nga gjithsecili dhe do ja dalim”, deklaron policia.

&;

Të fundit