Flash News

KRYESORE

Rrëmbehet një 13 vjeçare në kryeqytet, policia në ndjekje të autorit

Rrëmbehet një 13 vjeçare në kryeqytet, policia në

Një vajzë vetëm 13 vjeçe është rrëmbyer në mbasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Ndre Mjeda”. Sipas policisë, një person  me forcë mori minorenenen që kundërshtoi në mjet dhe u largua me shpejtësi.

Vajza me inicialet S.B sapo zbriti nga furgoni kur u mor me forcë.

Policia e kryeqytetit informoi se është vënë në ndjekje të mjetit, ndërsa po punon për identifikimin dhe arrestimin autorit.

Sipas dëshmitarëve, rrëmbyesi zbriti nga një makinë në ngjyrë të kuqe, të tipit “Fiat Punto”

Vajza 13 vjeçare ishte me të motrën, kur u mor me forcë rrëmbyesi. Ndërkohë gjyshja e saj po qëndronte në ballkon dhe pa të gjithë skenën.

Njoftimi paraprak i policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Në rrugën “Ndre mjeda” dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare dhe ështê larguar.

Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon itensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit.

Të fundit