Flash News

KRYESORE

Rrëmbimi i 13 vjeçares, Manjani ‘thumbon’ qeverinë: E imagjinoni ç’do kishin bërë rilindasit po të ishin në opozitë?

Rrëmbimi i një vajze 13 vjeçare ditën e djeshme u kthye për disa orë në një makth të vërtetë për prindërit dhe të afërmit e saj, por edhe në një shqetësim të madh për qytetarët.

Katër orë më vonë, policia lajmëroi se e kishte gjetur vajzën dhe se rrëmbimi kishte qenë i stisur, si një lloj ‘hakmarrje’ ndaj prindërve që nuk e linin të dilte jashtë.

Por ky rrëmbim ka ‘ngacmuar’ ish ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili ka reaguar në facebook, duke ironizuar me këtë rast qeverinë.

“E imagjinoni se çfarë zhurmë do kishin bërë rilindasit nëse do ishin në opozitë, për këtë “rrëmbimin” e vajzës 13-vjeçare?!

Do kishin tërbuar dynjanë. Siç bënë për shtatzëninë imagjinare të Griseldës”, shkruan ndër të tjera Manjani.

Të fundit