Flash News

KRYESORE

Rrëmbimi i 13-vjeçares në Tiranë, flet e ëma: Vajza mjekohet me insulinë, e morën në prani të motrës

Rrëmbimi i 13-vjeçares në Tiranë, flet e ëma: Vajza

Një vajzë 13 vjeçare u rrëmbye mbasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Ndre Mjeda”. Sipas policisë, dy persona me një Fiat të kuq morën minorenen duke u larguar me shpejtësi.

Në momentin e rrëmbimit ajo ndodhej me të motrën, që sapo zbritën nga furgoni i shkollës.

Nëna e vajzës, në një lidhje telefonike me Report tv ka dhënë dëshminë e saj. Ajo ka treguar se e bija është diabetike dhe se mjekohet 4 here në ditë me insulinë, gjë që shton shqetësimin pasi i rrezikohet edhe jeta.

Intervista gjatë lidhjes telefonike me Report Tv

Si ka ndodhur ngjarja?

Nga cfarë më ka raportuar vajza e vogël, kur ka zbritur nga furgoni rreth orës 15:15 ka qenë duke u kthyer, kur i ka lënë furgoni para pallatit, dikush i është afruar dhe i ka vënë diçka te goja dhe e ka marrë dhe e ka futur në makinë.

Keni pasur konflikte më parë?

Absolutisht! Është për ne është gjendje shoku. Nuk kemi pasur asnjë konflikt.

Vajza juaj ka edhe probleme shëndetin…

Është me diabet dhe mjekohet me insulinë dhe tani që flasim duhet të bënte insulinën.

Cfarë informacioni keni?

Asnjë lloj informacioni. Më thonë se janë në kërkim, por….

Si quhet ilaçi që mjekohet vajza juaj?

Insulinë abitra dhe lancus merr në darkë, njëherë në 24 orë. Vajza është me diabet tipi 1 mjekohet me insulinë, duhet të ushqehet dhe duhet të bëjë insulinën. Tani duhet të pijë insulinë apidra, dhe insulinë lantus merr në darkë që e ka një herë në 24 orë.

Të fundit