Flash News

KRYESORE

Rrëmujë në Ministrinë e Jashtme, por këto çështje kërkojnë zgjidhje të shpejtë

Rrëmujë në Ministrinë e Jashtme, por këto

Politika e jashtme e Shqipëri gjendet përballë disa çështjeve të komplikuara, ku roli i ministrit të Jashtëm bëhet vendimtar.

Diplomati Lisen Bashkurti, i ftuar në emisionin ‘Argument’ në TV Skan deklaroi se sfidat kryesore me të cilat përballet vendi janë negociatat me Greqinë ku përfshihen jo vetëm kufiri detar, por edhe çështja e varrezave greke, Çamëria dhe pronat, ligji i luftës etj. “Janë 10-12 çështje të komplikuara”.

Tjetër çështje e rëndësishme është edhe ajo e dialogut Kosovë-Serbi, ku Shqipëria është përfshirë ashtu sikurse edhe negociatat për anëtarësim në Bashkimi Europian.

”Janë 35 kapituj për t’u negociuar, s’i kemi negociuar kurrë më parë. Ne nuk jemi në gjendje të negociojmë 1 e jo më 35” tha Bashkurti. Një sfidë tjetër është kryesimi i OSBE-së që Shqipëria e merr në janarin e vitit të ardhshëm. Për t’u përballur me këto sfida, sipas Bashkurtit, nevojiten së paku 1400-1500 kapacitete njerëzore.

Në këto kushte, sipas Bashkurti, në krye të Ministrisë së Jashtme nuk mund të vendoset një zyrtar që ka pak vite që ka përfunduar studimet.

E shkuara e Gent Cakajt, dy vite anëtar i partisë politike në Kosovë

Të fundit