Flash News

KRYESORE

“Rrena i ka këmbët e shkurtra”, Rama video-selfie me ‘Gjonin dhe Erin kamerierin’ në Derven

“Rrena i ka këmbët e shkurtra”, Rama video-selfie me

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me pronarin e një lokali dhe një kamerier në Derven të Krujës, gjatë rrugës për të vizituar kantierët e rindërtimit.

Rama i pyet nëse i kanë marrë pagat e luftës gjatë periudhës së pandemisë.

Rama: Kemi ndaluar në Derven, sapo u takova me Gjonin. I morët pagat e luftës punonjësit, thuaj të vërtetën.

Gjoni: Po, të gjithë, rrena i ka këmbët e shkurtra. I morëm të gjithë pagat e luftës.

Rama: Po ti, Eri kamerieri e more pagën e luftës?

Kamarieri: Po i mora, të treja. Në konto erdhën.

Rama: Pra, rastësisht u takuam se do vizitojmë kantierët e rindërtimit dhe faktet janë fakte. Janë duke shkuar afro çerek milion shqiptarë që kanë marrë pagat e luftës. Gjoni është njëri prej tyre. Askush nuk ka mbetur vetëm dhe vazhdojmë të bëjmë verifikime.

Të fundit