Flash News

KRYESORE

Rrëshqet nga mali masivi shkëmbor në Zvicër, 8 alpinistë të zhdukur

Rrëshqet nga mali masivi shkëmbor në Zvicër, 8

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Zvicër vazhdojnë kërkimet për gjetjen e tetë personave, të cilët u zhdukën pas rrëshqitjes së dheut në shpatin e një mali pranë fshatit Bondo.

Sipas Agjencisë Rajonale të Katastrofave Natyrore, rrëshqitja e dheut është më e madhja e regjistruar në dekadat e fundit në rajonin zvicerian të Graubuendenit.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë përqendruar në një zonë me gjatësi prej pesë kilometrash, tërësisht e mbuluar një shtresë e thellë dherash dhe zhavorri.

Një masiv i madh shkëmbor u shkëput nga maja e malit Piz Cengalo, 3369 metra i lartë, për të vërshuar më pas nëpër shpatin e malit Val Bondasca drejt fshatit Bondo.

Më shumë se katër milionë metër kub gurë, dhera dhe zhavorr vërshuan nga faqja e malit. Për pasojë, dhjetëra ndërtesa u shkatërruan, ose u dëmtuan, por pa shkaktuar viktima në mesin e banorëve të fshatit, që është i pajisur me një sistem paralajmërues ndaj rrëshqitjeve të tokës.

Të fundit